24 Dhjetor 2024

Mjekët nuk ndëshkohen për gabimet e tyre

Prishtinë, 11 gusht - Në çdo shtet brenda sistemit shëndetësor ka të mundur evidentimin e gabimeve mjekësor ndaj pacientëve. Gabimet raportohen dhe diskutohen në nivel ekspertësh të shëndetësisë duke u gjykuar në varësi të rastit.

Ndryshe ndodh në Kosovë. Në vendin tonë nuk është jetësuar një sistem i tillë në shëndetësi. Sipas ministrit të Shëndetësisë Ferid Aganit, kjo nuk është jetësuar pasi mungonin mekanizmat që merreshin me këtë çështje.

“ Mendoj se duhet të qartësohet kjo, nuk kemi pasur mekanizma, p.sh Institucioni i Prokurorit të Odës nuk ka ekzistuar asnjëherë. Kush do të jetë prokuror? Do të jetë dikush nga komuniteti mjekësor që do të merret me këto paraqitje. P.sh del një lajm për shembull rasti që përmendët ju (rasti kur pacientit gjatë operimit i harrohen fashat brenda), Prokurori i rastit e ka për detyrë me reagu, menjëherë pa e prit ankesën e qytetarit. Dhe, unë mendoj se mjekët do të jenë në nivel të detyrës”, thotë Agani, transmeton RTK.

Ndërsa kreu i komisionit qendror zgjedhor për odat e profesionistëve Hysni Bajrami ka thënë se me funksionimin e odave dhe të organeve të tyre janë paraparë edhe sanksione për mjekët.

“Odat kanë të gjitha organet duke filluar nga gjykata e nderit, prokurori i cili ka për obligim t’i bëjë denoncimet dhe të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe në këtë kuptim janë paraparë sanksione”.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)