Mjekët nga SHBA operojnë 7 pacientë
Prishtinë, 15 tetor - Në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka qëndruar një ekip i mjekëve nga Oregon Portland, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Dr.Brett Ueeck, kirurg maksilofacial dhe Dr.Cheryl Cermin-ortodonte, kanë kryer operacione të ndërlikuara së bashku me mjekët kosovarë.
Mjekët nga Amerika, i kanë dhuruar Klinikës së Kirurgjisë Maksilofacilae dy paisje (Osteodistraktorë) për stimulimin e rritjes se nofullës së sipërme në mënyrë kirurgjike, me vlerë 22.000 dollarë.
Gjatë qëndrimit të tyre në QKUK, mjekët amerikanë kanë operuar 7 pacientë nga lëmi i Kirurgjisë Ortognatike, traumatologjia e regjionit maksillofacial dhe anlomalitë kongjenitale.
Ekipi mjekësor ka ekzaminuar rreth 40 pacientë dhe ka mbajtur dy ligjërata nga lëmi i Kirurgjisë Maksillofaciale.