Mjekët nga Australia operojnë disa fëmijë në Kosovë
Prishtinë, 26 shkurt - Ekipi i mjekëve nga Australia, nën udhëheqjen e Profesor, Paddy Dewan, po kryen disa operacione të ndërlikuara tek fëmijët me probleme urogjenitale dhe gastrointestinale.
Operacionet po kryhen në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçare mes Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve dhe ne koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Ekipi nga Australia po realizon këto operacione, në kuadër të vizitës 2 javore në Prishtinë dhe Tiranë.
Dje dhe sot janë kryer operacione tek fëmijët me anomali të lindura dhe shumë komplekse që përfshinë organet urogjenitale dhe traktin urinarë të sipërm, të kombinuara me anomali te sistemit gastrointestinal.
Operacionet po i kryen Profesor Paddy Dewan nga Spitali Universitar i Melburnit të Australisë dhe Profesor Nexhmi Hyseni, me ekipin e mjekeve të Kirurgjisë së Fëmijëve.
Operacionet do të vazhdojnë gjatë gjithë javës dhe do të përfitojnë edhe fëmijë të tjera më probleme urogjenitale.
Kjo është vizita e tretë e Profesor Paddy Deëan, me ndihmesë të Organizatës Australiane e ashtuquajtur \"Kind Cuts for Kids\" misioni i së cilës është te ndihmojë ofrimin e shërbimeve mjekësore tek fëmijët me sëmundje të rënda në vendet në zhvillim.
Kjo organizatë ndihmon në avancimin e shërbimeve shëndetësore të këtyre vendeve në edukim, demonstrimin e shkathtësive praktike mjekësore, përkatësisht të teknikave operative të sofistikuara me qëllim transferi të tyre në stafin e mjekëve vendor. Gjithashtu komuniteti shqiptar ne Melburn, e ka mbështetur financiarisht këtë vizitë.