Mjekët në QKUK heqin tumorin e komplikuar mbi tru
Prishtinë, 22 shtator - Zyra e Drejtorit e Përgjithshëm të SHSKUK-së, njofton se në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me sukses të plotë është operuar pacientja M. H (1950) e cila kishte një tumor mbi tru me madhësi 7.7 cm x 5.4cm x 4.5 cm.
Pacientja kishte ardhur me gjendje të përkeqësuar me dobësi në lëvizje të dorës dhe këmbës së majtë dhe pas përgatitjes rutinore pre-operative ekipa mjekësore edhe pse me rrezikshëmri të lartë kishte vendosur ta operonte pacienten.
Operacioni ka zgjatur 8 orë dhe ekipa operatore në përbërje të Dr. Armend Kërveshi, neurokirurg operator, i asistuar nga Dr. Bujar Kastrati , dr. Faik Qosja me anesteziologen dr. Qamile Morina, të asistuar nga instrumentaret Ganimete Asllani, Ramize Malokaj dhe Sanije Haziri, arritën me sukeses të kryejnë intevenimin.
Tumori ishte i lokalizuar- zhvilluar në zonë me rrezikshmëri të lartë, tërë rrjedha e operacionit 8 orësh ka shkuar pa komplikime dhe në CT të kryr pas operacionit tregohet se tumori eshtë larguar plotësisht, pacientja është e shëruar.
Ajo është e shtrirë në Klinikën e Neurokirurgjisë me gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lëshohet në trajtim shtëpiak.
Ky lloj intervenimi me këtë sukses është sfidë edhe në qendrat më të mëdha neurokirurgjike kudo në botë .