Mjekët janë më të korruptuarit në Ballkan
New York, 24 maj - Sipas një hulumtimi të OKB-së për korrupsionin dhe mitmarrjen në Evropën Juglindore, mjekët radhiten në krye të listës si më të korruptuarit.
Mbi 57 për qind e të anketuarve kanë theksuar se kanë korruptuar një mjekë për shërbime të caktuara mjekësore.
Në vendin e dytë për më të korruptuarit janë policët. Sipas këtij hulumtimi, Maqedonia në krahasim me vendet tjera të rajonit, ka më pak korrupsion, edhe ate rreth 6,2 për qind, por nga ana tjetër, qytetarët e këtij vendi janë ata që më së shumti paguajnë për mitmarrje, deri në shuma prej 1200 euro.
Si ndër vendet më të korruptuara kryeson Bosnjë-Hercegovina, me 20,7 për qind.
Nga konkluzat e OKB-së që ka nxjerrë pas këtij raporti thuhet se зdo i gjashti qytetarë në Evropën Juglindore është i përfshirë apo viktimë e mitmarrjes dhe korrupsionit.
Tek 45 për qind e rasteve drejtpërdrejt qytetarëve i është kërkuar mitmarrje, për shërbimet e kryera.
Në fund të raportit të OKB-së citohet një deklaratë e evrokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fule, i cili vlerëson se KE me kujdes po ndjekë problemin e korrupsionit, për shkak se kjo dukuri është matësi kryesor për vlerësimin e një vendi se a plotëson kushtet për të fituar statusin e kandidatit në BE.