28 Dhjetor 2024

Mjekët i japin 10 ditë afat qeverisë

Prishtinë, 4 mars - Sot për një orë para Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës kanë protestuar mjekët të cilë i dhanë 10 ditë afat Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës në përgjithësi, që të ndërmarrin masa karshi kërkesave të protestuesve.

Blerim Syla, kryetar i sindikatës, tha se kërkesat e tyre janë të vogla e legjitime, andaj siç tha ai, do të qëndrojnë prapa kërkesave që kanë deri në realizmin e tyre.

“Ndoshta në mënyrë simbolike populli do ta vërejë se emergjenca pa dëshirën tonë mund edhe të mbyllët. Nëse pushtetarët tanë ia lejojnë vetës që të bëjnë marrëveshje matrapazllëku me kompanitë e koncesiume të mëdha dhe paguajnë edhe njerëz të shërbimeve të ndryshme, vetëm e vetëm që t’i arrijnë milionat e tyre në xhepat e tyre dhe të rrënojnë shëndetësinë publike, shërbimet e të cilit ia ofrojmë ne këtij populli varfër, ne prapë do të jemi këtu kujdestar të iu themi jo”, theksoi Syla.

Ai tha se përveç Qeverisë së Kosovës, kërkojnë edhe nga presidentja e vendit e edhe ndërkombëtarët, që të iu përgjigjen kërkesave të tyre. Madje, Syla tha se sot edhe shujtën ua kanë ndërprerë.

Ndërsa, kryetari i OS QKUK, Xhemajl Selmani, tha se pushtetarët, në vazhdimësi, e kanë cenuar autonominë territoriale dhe profesionale në forma të ndryshme, që siç tha ai, duke nisur nga përfitimet e formave të ndryshme dhe të paligjshme, e deri në përzierjen e kompetencave profesionale dhe edukimin e vazhdueshëm profesional.

 “Sistemi politik nuk po angazhohet në sanimin e këtyre defekteve dhe në avancimin profesional dhe cilësor të këtij shërbimi, andaj për pasojë po vuajmë ne, punonjësit shëndetësor dhe populli në nevojë për këto shërbime. Ju lutem popullit tonë që të na kuptojë krejt sepse lufta jonë për ruajtjen dhe avancimin e këtij sistemi është një luftë për të mirën e tij. Afati për reflektimin i instancave qeveritare në gjithë çështjet e ngritura është 10 ditë. Për forma të tjera radikale, të organizimit sindikal do të njoftoheni me kohë”, tha ai.

Protestës iu bashkua edhe Oda e Mjekëve të Kosovës. Kryetarja Zylfije Hundozi tha se ODA e Mjekëve është e gatshme që t’i luftojë të gjitha dukuritë negative në shoqëri.

Ajo kërkojë nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të bëhet funksionalizmi i Odës së Mjekëve.
 
Oda e Mjekëve kërkon nga Qeveria që të iu krijojë kushte për edukim të vazhdueshëm profesional, që sipas tyre, është edukim i cili aplikohet në tërë botës dhe mundëson zhvillimin e mjekësisë moderne. Ata kërkojnë edhe të bëhet rishikimi i legjislacionit diskriminues ndaj mjekëve dhe harmonizimi ndaj njëri tjetrit, që sipas tyre, kontradiktat mes tyre të mos pengojnë punën në shëndetësi.

Kryetarja e odës, tha se nëse kërkesat e tyre nuk pësohen, do të vazhdojnë me protesta edhe jashtë oborrit të QKUK-së.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje! përkrahu sot protestën e punëtorëve shëndetësorë që mes të tjerash kundërshton fuqishëm ndërtimin e spitalit privat brenda hapësirës së QKUK-së.
 
Punëtorët shëndetësorë kërkuan që të ketë autonomi territoriale të institucioneve publike shëndetësore, zbatim të kontratës kolektive sektoriale, rritje të pagave sipas premtimeve publike elektorale (25%), funksionalizim të Odave të Mjekëve dhe mbrojtjen e profesionistëve shëndetësorë nga shantazhet e pushtetit.
 
Në mes të aktivistëve e anëtarëve të Komitetit e Nënkomitetit për Shëndetësi të Lëvizjes që iu bashkuan punëtorëve shëndetësore në këtë protestë ishte edhe deputetja Besa Baftiu, anëtare e Komisionit parlamentar për shëndetësi. Ajo iu bëri thirrje protestuesve që të mos ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre. “Lëvizja Vetëvendosje! është kundër hapjes së spitalit privat brenda hapësirave të QKUK-së, për shkak se një gjë e tillë do ta shkatërronte institucionin shëndetësor publik. Edhe ligji aktual e ndalon një gjë të tillë, sepse deri në 1.5 kilometra rreth QKUK-së nuk kanë të drejtë të hapen spitale private”, theksoi Baftiu, duke shtuar se nëse qeveritarët përpiqen ta ndërrojnë këtë ligj, padrejtësia veç do të rritej dhe kundërshtimi nga ana jonë duhet të jetë edhe më i madh".
 
Deputetja Besa Baftiu theksoi se degradimi që i është bërë QKUK-së dhe sistemit shëndetësor publik në 15 vitet e pasluftës po vazhdohet edhe nga ministri i ri. Ajo iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protesta për t’i kundërshtuar këto procese ashtu që të kemi në të ardhmen shëndetësi publike efikase.

Pas protestës në raportimin e Ministrit të Shëndetësisë në mbledhjen e përbashkët të Komisioneve parlamentare të Shëndetësisë dhe
 
Lëvizja Vetëvendosje! do të vazhdojë t’i mbështesë protestat në mbrojtje të shëndetësisë publike, dhe nuk do të lejojë që të degradohet tutje e më pas edhe të privatizohet një institucion i tillë.
kohë 10 ditë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës në përgjithësi, që të ndërmarrin masa karshi kërkesave të protestuesve.


Ata po vazhdojnë të kërkojnë autonomi territoriale të institucioneve publike shëndetësore, implementimin e kontratës kolektive sektoriale, rritjen e pagave sipas premtimeve publike elektorale, funksionalizmin e Odave të Mjekëve dhe mbrojtjen e profesionistëve shëndetësorë nga shantazhi i formave të ndryshme nga nivelet e ndryshme të pushtetit.
Blerim Syla, kryetar i sindikatës, tha se kërkesat e tyre janë të vogla e legjitime, andaj siç tha ai, do të qëndrojnë prapa kërkesave që kanë deri në realizmin e tyre.

“Ndoshta në mënyrë simbolike populli do ta vërejë se emergjenca pa dëshirën tonë mund edhe të mbyllët. E patë vet, ishit dëshmitarë, ne nuk duam ta mbyllim atë, por nëse na detyrojmë do ta bëjmë edhe atë. Nëse pushtetarët tanë ia lejojnë vetës që të bëjnë marrëveshje matrapazllëku me kompanitë e koncesiume të mëdha dhe paguajnë edhe njerëz të shërbimeve të ndryshme, vetëm e vetëm që t’i arrijnë milionat e tyre në xhepat e tyre dhe të rrënojnë shëndetësinë publike, shërbimet e të cilit ia ofrojmë ne këtij populli varfër, ne prapë do të jemi këtu kujdestar të iu themi jo”, tha ai.

Ai tha se përveç Qeverisë së Kosovës, kërkojnë edhe nga presidentja e vendit e edhe ndërkombëtarët, që të iu përgjigjen kërkesave të tyre. Madje, Syla tha se sot edhe shujtën ua kanë ndërprerë.

“Sot kanë tentuar edhe diçka tjetër, sot kanë ndalë edhe disa shujta, sot edhe vukarnjetë që kanë hëngër paradite këtu bukë i kanë ndalë, unë nuk e di deri ku do të shkojnë këta zotëri, edhe bukën duan ta ndalin, por unë po iu tregoj, ne popullin i kemi me vete, mos u mashtroni me disa njerëz që dalin e flasin”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i OS QKUK, Xhemajl Selmani, tha se pushtetarët, në vazhdimësi, e kanë cenuar autonominë territoriale dhe profesionale në forma të ndryshme, që siç tha ai, duke nisur nga përfitimet e formave të ndryshme dhe të paligjshme, e deri në përzierjen e kompetencave profesionale dhe edukimin e vazhdueshëm profesional.

 “Sistemi politik nuk po angazhohet në sanimin e këtyre defekteve dhe në avancimin profesional dhe cilësor të këtij shërbimi, andaj për pasojë po vuajmë ne, punonjësit shëndetësor dhe populli në nevojë për këto shërbime. Ju lutem popullit tonë që të na kuptojë krejt sepse lufta jonë për ruajtjen dhe avancimin e këtij sistemi është një luftë për të mirën e tij. Afati për reflektimin i instancave qeveritare në gjithë çështjet e ngritura është 10 ditë. Për forma të tjera radikale, të organizimit sindikal do të njoftoheni me kohë”, tha ai.

Protestës iu bashkua edhe Oda e Mjekëve të Kosovës. Kryetarja Zylfije Hundozi tha se ODA e Mjekëve është e gatshme që t’i luftojë të gjitha dukuritë negative në shoqëri.

Ajo kërkojë nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të bëhet funksionalizmi i Odës së Mjekëve.

 “Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që urgjent ta funksionalizojnë Odën e Mjekësvetë Kosovës, e cila që 15 muaj po punon vullnetarisht. Kuvendi i Kosovës, me ligjin që e ka nxjerrë, e ka obliguar qeverinë, gjegjësisht Ministrinë e Shëndetësisë, që ta funksionalizojë Odën e Mjekëve. Funksionalizimi urgjent, është më së i nevojshëm, se për ditëpo nëpërkëmbët dinjiteti i mjekëve, e hetime kolektive dhe arrestime spektakulare, të cilat e kanë prish imazhin e mjekut në Kosovë”, tha ajo.

Gjithashtu, Oda e Mjekëve kërkon nga Qeveria e Kosovës që të iu krijojë kushte për edukim të vazhdueshëm profesional, që sipas tyre, është edukim i cili aplikohet në tërë botës dhe mundëson zhvillimin e mjekësisë moderne. Ata kërkojnë edhe të bëhet rishikimi i legjislacionit diskriminues ndaj mjekëve dhe harmonizimi ndaj njëri tjetrit, që sipas tyre, kontradiktat mes tyre të mos pengojnë punën në shëndetësi.

Kryetarja e odës, tha se nëse kërkesat e tyre nuk pësohen, do të vazhdojnë me protesta edhe jashtë oborrit të QKUK-së.

Protestën e përkrahën edhe Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja Besa Baftiu ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës t’i mbrojnë institucionetshtetërore.

“Jemi kundër atyre që duan institucionet publike tona t’i degradojnë, duan që institucionet tona publike shëndetësore t’i vënë në sendviq. Në anën tjetër, në njërin krah të kemi një spital privat, dhe në anën tjetër, spitalin tjetër. Andaj, nei përkrahim këto protestadhe i sensibilizojmë apo i thërrasim të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që t’i përkrahin, në këtë mënyrë ky degradim që po i bëhet shëndetësisë kosovare, të merr fund.\"

\"I bëjmë apel Qeverisë e cila me skandalet e njëpasnjëshme,sidomos ne sektorin e shëndetësisë, gjegjësishti bëjmë apel edhe ministrit të shëndetësisëqë të reflektojë, sepse e dijmë shumica pothonë që e ka shumë vështirë, por unë mendoj që nuk e ka vështirë nëse punon drejtë. Nëse është argat i qe3veritarëve , skandaleve që janë bërë të3 mëparshme , atëherë ai le të vazhdon, por dihet se ku përfundon”, tha ajo.

Protestuesit i lanë kohë 10 ditë MSh-së që të reflektojë karshi kërkesave të tyre. E për hapat që do të ndërmarrin më tutje, thanë se do të njoftojnë me kohë.


/rtk/.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)