Mjekët e QKUK-së i heqin pacientit tumorin 18 centimetra në veshkë
Shpend Fazliu zëdhënës i QKUK-së ka thënë së tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit (stomakut), duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut (Vena kava inderior) dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme të mëlçisë.
"Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut ( siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm ) dhe mëlçinë", ka theksuar Fazliu.
Operacioni sipas tij ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile.
"Në përvojën e ekipit mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale", ka thënë Fazliu.
Ekipa operatore përbëhej nga: Dr.sci. Rexhep Kasumaj, Dr.sci. Isa Haxhiu ,Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheqë, Dr. Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve, Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli.