Mjekët e QKUK-së bëjnë mrekulli, shpëtojn një 17 vjeçar
Prishtinë, 17 mars - Një operacion i suksesshëm është kryer të enjten e kaluar në sallën operative të Qendrës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës( QKUK).
Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Falziu ka thënë së bëhet fjalë për një intervenimi kirurgjik, pas lëndimit të zemrës me mjet të mprehtë.
Ai tha se pacienti me sukses po rikuperohet dhe ende është i shtrirë në kuadër të Repartit të Kirurgjisë Torakale, por ka tejkaluar rrezikun.
Pacienti Ilir Islami (1993) ka kërkuar ndihmën mjekësore të enjten më 11.03.2010, pas një zënke me mjet të mprehtë.
"Ai fillimisht ka marrë ndihmën mjekësore adekuate në qendrën Emergjente në Ferizaj, kurse diku rreth orës 15:00 në gjendje shumë të rëndë sjellët në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Pas diagnostikimit të shpejtë dhe të suksesshëm nga ekipi i mjekëve nga Qendra Emergjente, menjëherë veprojnë kirurgët e ekipit kujdestar", ka theksuar Fazliu.
Me hapjen e kraharorit, shihet zemra e cila ishte e lënduar dhe nuk punonte më, gjaku ishte grumbulluar në mbështjellëset e zemrës (perikard) dhe zemra nuk kishte mundësi të punonte. U hap me kujdes perikardi, ku më pas lirohet një pjesë e gjakut dhe zemra fillon të punojë. Pastaj shihet vendi i lëndimit dhe mbyllet me gisht deri sa bëhet mbyllja e defektit në zemër (barkushja e djathtë) me 4 sutura. Më pastaj, bëhet edhe hapja e gjerë e perikardit. Gjatë kësaj kohe ekipi i anesteziologjisë kujdesej për gjendjen e pacientit dhe me sukses e bënte kompensimin e gjakut të humbur.
Ekipi i mjekëve përbëhej nga :
Dr. Frederik Çuperjani- Kirurg torakal
Ass.dr.Eshref Osmani Kirurg vaskular
Dr.Burim Ukperaj
Dr. Halit Tanaj Kirurg
Anesteziologë: Dr. Tyrkan Karabegler, dr.Ismet Berisha
Ekipi i Qendrës Emergjente :Dr. Musli Gashi, Dr. Adem Jaha, Dr. Avdush Bajgora
Ekipi mbështetës:
Vlora Haxha- instrumentare
badete Sefa- instrumentare
Elmir cakolli- infermier
Valon Lugaliu- infermier