17 Maj 2024

Mjekët e pa punë të Mitrovicës pritet të punësohen në fillim të 2016

Mitrovicë, 22 dhjetor - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim mjekët dhe stomatologët e diplomuar nga komuna e Mitrovicës, të cilët aktualisht janë të pa punë.

Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Muhedin Osmani.

Kryetari Bahtiri fillimisht i njoftoi mjekët e diplomuar me gjendjen e vështirë në shëndetësinë e komunës, për të thënë në vazhdim se Mitrovica ka nevojë për mjekët dhe stomatologët e diplomuar, por që fatkeqësisht gjendja ejo e mirë buxhetore, nuk po lejon inkuadrimin e punëtorëve të rinj.

“Megjithëkëtë, unë me bashkëpunëtorët e mi, e kemi të çartë situatën në të cilën ndodheni ju dhe po bëjmë përpjekje për të gjetur një zgjidhje për punësimin tuaj. Jemi në bisedë me Caritas Kosova nga Ferizoj dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për të realizuar një projekt me participim ët barabartë të mjeteve, për punësimin e gjithë juve që keni diplomuar dhe të një numri infermierësh”, tha kryetari Bahtiri.

Ai në vazhdim sqaroi se gjasat për realizimin e këtij projekti njëvjeçar janë të mëdha dhe se parashihet që paga mujore e mjekëve të jetë 450 euro, ndërsa puna duhet filluar në janar të vitit 2016.

“Gjatë vitit 2016, gjërat mund ët lëvizin në drejtimin pozitiv dhe gjasat të shtohen për zgjidhjen e problemit tuaj të punës. Disa do të merrnin specializime përkatëse, për disa të tjerë do të liroheshin vende të punës, kurse për të tjerët do gjenden mjetet buxhetore”, tha kryetari Bahtiri.

Mjekët e diplomuar falënderuan kryetarin Bahtiri dhe bashkëpunëtorët e tij, për angazhim, duke thënë se është hera e parë që një kryetar i komunës është kaq i angazhuar dhe përkushtuar për të zgjedhur problemin e mjekëve të papunë, në kohen kur komuna ka mjaftë probleme të tjera buxhetore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)