08 Maj 2024

Mjekët do t'i nënshtrohet vizitave sistematike mjekësore

Pishtinë, 27 shtator - Jo vetëm pacientët, por tani e tutje edhe stafi mjekësorë do t'i nënshtrohet vizitave sistematike mjekësore.

Shërbimi Spitalorë Klinik Universitarë i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka filluar me realizimin projektit që ka të bëjë me vizitat sistematike të punëtorëve shëndetësorë.

Meqë kjo është paraparë edhe më ligjin e punës që të dihet gjendja shëndetësore e punëtorëve shëndetësorë, ky projekt filloi të zbatohet në QKUK, ndërsa parashihet që të aplikohet edhe në qendrat tjera mjekësore të Kosovës, tha Sali Bllaca, zyrtarë për siguri dhe shëndet në punë në SHSKUK.

    “Rëndësia e këtyre vizitave është që të dihet saktë gjendja fizike dhe psikike e punëtorëve shëndetësor. Në këtë pako përfshihen analizat biokimike, një rengen nga radiologu, pulmologu, kardiologu, psikiatri, neurologu, ORL-ja. Oftamologu dhe të gjinia femërore nga gjinekologu”.

Ata që mjekojnë duhet të jenë edhe vetë të shëndoshë, andaj vizitat e tilla, janë të mirëpritura, tha për Radio Kosovën, kardiologu Basri Sejdiu.

    “Mund të evidentohen edhe sëmundje të cilat më herët nuk kanë qenë të evidentuara. Sa i përket sistemit kardiovaskular shpesh hasim nëpër ambulance pësona të cilët vuajnë nga s’mundje të ndryshme koronare të cilat nuk kanë pasur simptome, mirëpo gjatë vizitave sistematike mund të evidentohen dhe është një përparësi e madhe se ai që mjekon njëkohësisht duhet të jetë edhe për veti i shëndoshë”.

Projekti do të zgjasë deri në fund të këtij viti, duke përfshirë tërë territorin e Kosovës.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)