Mjekët australianë do të operojnë fëmijë kosovarë
Prishtinë, 11 prill - Një ekip i mjekëve eminent nga Universiteti i Melburnit të Australisë, nga dita e nesërme, deri të enjtën, do të operojnë disa fëmijë me anomali të rënda të traktit urinarë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
Të premtën në ora 9:30, në Qendrën e Telemjekësisë, do të mbahet Simpoziumi shkencor,ku pjesëmarrës do të jenë ligjëruar të njohur ndërkombëtar dhe profesorë eminent nga Universiteti i Melburnit në Australi.
Ardhjen e mjekëve dhe profesorëve australian e ka mundësuar Komuniteti shqiptarë nga Autralia.