Mjekësia familjare, shtylla e reformës shëndetësore
Prishtinë, 15 korrik - Mjekësia familjare përditë e më shumë po bëhet krenaria e shëndetësisë kosovare dhe ajo është shtylla e reformës shëndetësore.
Kështu tha sot Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në ceremoninë e shënimit të ri-akreditimit tre vjeçar të Programit Specialistik në Mjekësisë Familjare të Kosovës nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm i Britanisë së Madhe (MRCGP).
Ministri Rrahmani tha se ri-akredimitimi i këtij program, po tregon që puna e Mjekësisë familjare po jep fryte, përkundër pengesave që i ishin bërë këtij program në hapat e parë të zhvillimit të tij, ndërkohë që vlerësoi se riakreditimi është sukses i profesionistëve të fushës, përkrahësve ndërkombëtarë si Qeveria e Luksemburgut, botës akademike dhe përkushtimit edhe të Ministrisë së Shëndetësisë për ta përkrahur zhvillimin e konceptit të Mjekësisë Familjare.
Sot po dëshmoni që jeni në rrugë të drejtë dhe me sukseset e arrituara në nivel akreditimi ndërkombëtar po i gëzoni qytetarët, dhe po i dëshpëroni ata që për mjekësi familjare përmendin vetëm zonimin dhe asgjë më tepër, tha Ministri Rrahmani.
Ai shprehu gatishmërinë e MSh-së për të bartur sa më shumë përgjegjësi dhe kompetenca te vet profesioniëtët shëndetësor edhe përmes Odave, ndërsa theksoi se pa zhvillimin e Mjekësisë Familjare nuk mund të zhvillohet as reforma dhe shëndetësia kosovare.
z. Pierrë Ëeber, përfaqësuesi i Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, shtet ky që ka përkrahur ri-akreditimin e programit specialistik të Mjekësisë Familjare, tha se janë dy procese të cilat po zhvillohen paralelisht: reforma shëndetësore dhe angazhimet për të jetësuar sigurimet shëndetësore dhe procesi i edukimit të vazhduar profesional të profesionistëvë shëndetësor. Njëra pa tjetrën nuk shkojnë..., tha Ëeber duke përgëzuar për këtë sukses të Mjekësisë Familjare në Kosovë.
Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, tha se nga viti 2008, ky fakultet ka mundësuar avansimin e programeve të edukimit profesional të Mjekësisë Familjare në nivel të krahasueshëm me ato ndërkombëtare dhe se, sivjet, nga 11 aplikime për akreditim me sa ka aplikuar ky fakultet, 10 prej tyre janë akredituar që flet për një sukses të madh.
Në emër të SHSKUK-së, këtë rezultet të MF e ka përshëndetuar Hilmi Dauti, drejtor për çështe arsimore në këtë shërbim.