Mjekë suedezë po kryejnë operacione të ndërlikuara
Prishtinë, 12 shtator - Ekipi i mjekëve nga Universiteti i Linkopinkgut të Suedisë, me në krye Prof. Peter Drott, po kryen disa operacione të ndërlikuara në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Repartin e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Operacionet kanë filluar të realizohen ditën e djeshme më 12.09.2011, përmes metodës endoskopike. Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, do të realizohen 13 operacione, përderisa pritet të përfitojnë edhe pacientë të tjerë nga Reparti i Kirurgjisë Plastike.
Ekipi i mjekësorë suedez ka siguruar gjithë materialin shpenzues të nevojshëm për të kryer këto operacione.
Përfaqësuesit e mediave që shprehin interesim për të ndjekur nga afër operacionet, këtë mund ta bëjnë gjatë ditës së nesërme, në ora 10:00, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.