23 Dhjetor 2024

Mjekë grekë kryejnë për herë të parë biopsi të cakut në QKUK

Prishtinë, 6 tetor - Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë po kryhen Biopsitë e Cakut.

Kjo procedurë mjekësore po kryhet  nga ekspertë të Spitalit Universitarë të Athinës së Greqisë, të cilët njëkohësisht po bëjnë trajnimin e mjekëve të Klinikës Infektive. Ekspertët  mjekësorë nga Greqia, kanë ardhur me datën 05.10.2011 dhe do të qëndrojnë deri më datën 07.10.2011.

Procedura e cila ka filluar të kryhet është me rëndësi të veçantë për diagnostikimin e sëmundjeve të cilat verifikohen me ekzaminim histopatologjik.

Janë planifikuar të bëhen  gjithsej  17 biopsi të cakut tek  pacientët, 9 prej tyre janë kryer me sukses gjatë ditës së djeshme, përderisa biopsi të tjera po kryhen edhe gjatë ditë së sotme. 

Mjekët e ftuar nga Greqia janë,Prof. dr Antypa Eleni, specialiste e radiologjisë me përvojë shumëvjeçare në biopsinë e cakut të të gjitha organeve parenkimatoze, si dhe ekspertja Mertika Konstantina, specialiste në aplikimin klinik të ultrazërit GE.  

Ky edukim është duke u kryer në aparatin e përsosur LG 6, përderisa materialisht mbështetet nga Gneneral Electric Healthcare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)