Mitrovicë, lehtësohet puna e mjekëve në terren
Mitrovicë, 24 prill - Më qëllim që të funksionalizohet projekti që ka të bëj me ofrimin e shërbimeve shëndetësore falas nëpër familje për personat e palëvizshëm si dhe për ata që nuk kanë përkujdesje familjare, Caritasi i Kosovës ka siguruar edhe një automjet për ekipin që do të punoj në Mitrovicë.
Ky projekt që do të realizohet nga Caritasi dhe Komuna e Mitrovicës është vlerësuar shumë i rëndësishëm për qytetin e minatorëve, ku gjendja sociale është e rëndë.
Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Shaqir Demiri, theksoi se është një projekt tepër i rëndësishëm për Mitrovicën.
Ka për qëllim një punë të përbashkët në një sektor tepër të rëndësishëm për personat që kane nevojë për përkujdesje shëndetësore. Është një projekt shumë i rëndësishëm që e përmbush një segment të rëndësishëm në shëndetësi në komunën tonë që kanë munguar deri me tani.
Në kuadër të këtij projekti njëvjeçar me mundësi vazhdimi që është financuar nga Komuna e Mitrovicas dhe Caritasi me nga 75 mijë euro, do të angazhohen 13 infermierë dhe 2 doktorë të mjekësisë, të cilët do të punojnë gjatë gjithë kohës në terren.