Miratohet udhëzimi për shërbimin shëndetësor të burgjeve
Në vazhdim të mbledhjes, Udhëzim administrativ për funksionimin e shërbimit shëndetësor të burgjeve është miratuar nga kabineti qeveritar.
Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të përcaktoj mënyrën e funksionimit, organizmit dhe ofrimit të kujdesit shëndetësor për të burgosurit që gjenden ne burgjet e Republikës së Kosovës.
Shërbimi i kujdesit shëndetësor në burgjet e Republikës së Kosovës organizohet dhe funksionon si pjesë integrale e sistemit shëndetësor të vendit. Shërbimi shëndetësor që funksionon në burgje organizohet dhe mbikëqyret nga Departamenti Shëndetësor i Burgjeve në kuadër të Ministrinë e Shëndetësisë.