22 Dhjetor 2024

Miratohet strategjia për Shkollat Promovuese të Shëndetit

Prishtinë, 30 mars - Qeveria ka miratuar “Strategjinë për Shkollat Promovuese të Shëndetit në Kosovë, 2009-2018” që është hartuar në bashkëpunim nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Kulturës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se “Strategjia për Shkollat Promovuese të Shëndetit në Kosovë paraqet kornizën themelore përmes së cilës sektorët e arsimit, shëndetësisë, mjedisit, rinisë, individët, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare, sektori i biznesit dhe të gjithë të interesuarit do të zbatojnë programe të veçanta, me qëllim të ngritjes së cilësisë së punës, si dhe mësimdhënies dhe mësim-nxënies, në një mjedis shkollor të shëndetshëm e të përshtatshëm, pa dhunë, pa diskriminim dhe të hapur për ide të reja.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka propozuar  kabinetit qeveritar që të miratojë vendimin për shpalljen e Zonës së veçantë, zonë e interesit të përgjithshëm nacional. për zonën ku ka vepruar Shtabi  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kleçkë dhe Divjakë.

Kjo zonë përfshinë një sipërfaqe prej më se 15 mijë hektarësh. “Marrja e vendimit për shpalljen ‘Zonë e veçantë’, zonën në të cilën ka vepruar Shtabi i Përgjithëshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kleçkë dhe Divjakë, ka rëndësi të madhe historike dhe kulturore dhe është dëshmi për një ngjarje dhe një vend të rëndësishme, për sakrificën dhe dashurinë për liri para gjeneratave të tashme dhe të ardhme”, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi në këtë rast.

Qeveria e Kosovës ka zgjedhur anëtarë ë bordit të Agjencionit Kosovarë të Privatizimit, Naser Osmanin.

Kryeministri Hashim Thaçi ka përshëndetur kthimin e 26 familjeve të zhvendosura të komunitetit serb në komunën e Istogut dhe ka vlerësuar se ky është një mesazh i mirë për punën e mirë të institucioneve të Kosovës dhe ka inkurajuar institucionet qendrore dhe lokale për të qëndruar pran të gjithë atyre që kthehen ne pronat e tyre, me mbështetje morale dhe materiale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)