Miratohet pilula për nxitjen e dëshirës seksuale te femrat
Washington, 19 gusht - Administrata për Ushqim dhe Ilaçe e Shteteve të Bashkuara (FDA) e ka miratuar pilulën e parë që ka për qëllim rritjen e dëshirës seksuale te femrat, që është një lëvizje e pritur gjatë nga industria farmaceutike, për ta përsëritur suksesin e ilaçit për impotencë të meshkujve, siç është Viagra.
Por, miratimi i kësaj pilule për përdorim ditor, që quhet Addyi, është bërë edhe me vërejtje.
Në paketimin e ilaçit do të përfshihet edhe vërejtja, e tipit më serioz, me të cilën mjekët dhe pacientet alarmohen për rrezikun e shtypjes së ulët të gjakut dhe ligështimin, veçanërisht nëse pilula kombinohet me alkool.
Femrat që e përdorin këtë ilaç duhet ta marrin atë për disa javë, në mënyrë që ti shohin përfitimet eventuale, por edhe efektet e mundshme negative dytësore.