Miratohet koncept dokumenti për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin mjekësor

Prishtinë, 26 qershor - Në mbledhjën e sotme të qeverisë është miratuar Koncept dokumenti për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor dhe Koncept dokumentin për rregullimin e fushës së marrëdhënies së punës.
Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Bordit menaxhues të Lotarisë së Kosovës.
Miratimin e Qeverisë e kanë marr edhe tri Koncept dokumente:
- Koncept dokumenti për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor adreson nevojën e rregullimit të kësaj fushe në sistemin shëndetësor të Kosovës me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit, përmirësimin e kualitetit të jetës. Koncept dokumenti propozon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin riprodhues me qëllim të eliminimit të problemeve aktuale në këtë fushë.
- Koncept dokumenti për rregullimin e shpronësimit të pronës së paluajtshme i cili adreson sfidat në implementimin e dispozitave të tanishme ligjore të përcaktuara në Ligjin për shpronësimet e pronës së paluajtshme.
Bazuar në rekomandimet nga Avokati i Popullit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinorë në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka diskutuar edhe me akterët tjerë dhe ka rekomanduar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit.
- Koncept dokumenti për rregullimin e fushës së marrëdhënies së punës i cili ka për synim avancimin e kushteve të punës për punëtorët, realizimin e të drejtës së lehonisë, luftimin e punësimit informal, garantimin e standardeve minimale për sigurinë dhe shëndetin në punë në pajtim me standardet ndërkombëtare.