Ministria e Shëndetësisë në përkrahje të Rrjetit të Autizmit
Prishtinë, 21 nëntor - Ministri i Shëndetësisë i Republikë së Kosovës, Ferid Agani, zhvilloi sot një takim me Grupin e Rrjetit për Autizëm, të përfaqësuar nga Znj. Amy Daniels, mbikëqyrëse e aktiviteteve të autizmit në Evropë, dr. Afërdita Uka, koordinatore nacionale e rrjetit të autizmit dhe dr. Shpresa Xhakli nga shoqata Autizmi.
Në takim u bisedua rreth Planit operativ që do të bëjë Grupi i punës që është formuar nga MSh, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që ka MSh me Rrjetin e Autizmit për Evropën Juglindore (SEAN).
Ministri Agani shprehu përkushtimin e MSh-së që të ndihmojë në ngritjen e kujdesit ndaj fëmijëve dhe të rriturve me autizëm, duke mbështetur aktivitetet që do të zhvillohen nga Rrjeti i Autizmit.
Kosova është pjesë e Rrjetit t Autizmit për Evropën Juglindore (SEAN), që u themelua në Tiranë më 2010, për të përmirësuar jetën e njerëzve me autizëm, çrregullime të tjera zhvillimore dhe shëndetit mendor të lidhura me to në rajonin e Evropës Juglindore.