22 Dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë ndihmon spitalin rajonal në Mitrovicë

Mitrovicë, 19 maj - Hapat e ndërmarrë nga Komuna e Mitrovicës për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, në radhë të parë për ato që lidhen me spitalin rajonal “Sami Haxhibeqiri”, kanë nisur të japin efektet e para pozitive.

Në këtë kontekst, Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka reflektuar duke marrë disa vendime konform kërkesave të zyrtarëve mitrovicas.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Shaqir Demiri, tha se problemi më i madh për spitalin e ri është mungesa e kuadrit, për çka Komuna ka marrë disa hapa për përmirësuar gjendjen.

Në këtë kuadër ai përkujtoi se para disa muajsh komuna ka bërë një marrëveshje mirëkuptimi me spitalin për mbështetje dhe ndihmë për sigurim të burimeve njerëzore.

Ndërsa sa i përket masave të Ministrisë së Shëndetësisë, ai sqaroi se është vendim që Klinika e Kirurgjisë e QKUK-së në Prishtinë, spitali rajonal në Mitrovicë dhe spitali i Vushtrrisë, të realizojnë marrëveshje bashkëpunimi për tejkalimin e problemit të mungesës së kuadrit.

“Një tjetër vendim i MSH është që QKUK-ja të siguroj ekip mjekësor (2 kirurgë dhe një anesteziolog) për pesë ditë në javë”.

Drejtori Demiri tregoi se një vendim tjetër është që spitali i Vushtrrisë të ofroj për dy ditë në javë ekip mjekësor (2 kirurgë dhe një anesteziolog) për ofrimin e shërbimeve mjekësore për spitalin rajonal në Mitrovicë.

“Menaxhmenti i spitalit rajonal në Mitrovicë obligohet që të siguroj transportin dhe shujtën”.

Këto masa, drejtori Demiri i vlerëson si shumë të rëndësishme meqë do të ndikojnë që të përmirësohen shumë shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Ai thekson se këto masa që janë marrë nga MSH-ja mundësojnë që reparti i kirurgjisë të funksionalizohet në spitalin rajonal.      

Ai sqaron se nevoja për mjekë dhe staf të mesëm është shumë e madhe dhe për këtë presin zgjidhje definitive nga institucionet qendrore.

“Aktualisht kemi 312 punëtorë, ndërsa kemi nevojë për gjithsej 530 punëtorë për këtë spital me mbi 200 shtretër”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)