24 Dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë i fut në specializim me pagë 305 mjekë

Prishtinë, 14 gusht - Ministria e Shëndetësisë  filloi sot nënshkrimin e Aneks-kontratave me mjekët  në specializim me vetëfinancim për mbulimin financiar të shkollimit të tyre të mëtejmë specialistik nga ana e Ministrisë.

Kalimi i 305 specializantëve nga shkollimi specialistik me vetëfinancim në shkollim specialistik e pagë, grupi i parë prej të cilëve i nënshkroi sot këto aneks kontrata në MSh, u vlerësua lart nga vet mjekët në specializim, familjarët e tyre dhe zyrtarët shëndetësor, të cilët, këtë veprim të Ministrisë e cilësuan si një kontribut të drejtpërdrejt për lehtësimin e shkollimit specialistik për mjekët kosovarëve, kontribut për të përmirësuar qasjen e qytetarëve në shërbimet shëndetësore dhe fuqizim i kujdesit shëndetësor në nivele të ndryshme të sistemit, duke filluar nga Kujdesi Parësor Shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, prof. dr. Ferid Agani, tha se ndarja e 525 specializimeve gjatë mandatit të tij, punësimi i 240 specialistëve mjekësor, futja në paga e 305 specializantëve dhe lirimi me këtë akt edhe së paku i 76 vendeve të lira të punës për mjekët në Kujdesin Parësor Shëndetësor, janë një tregues i përkushtimit të Ministrisë për të krijuar kushte sa më të mira për profesionistët shëndetësor, shërbime më të mira shëndetësore për qytetarët dhe kushte për zhvillimin e reformës shëndetësore që ka filluar.

“E kam thënë vazhdimisht se nuk ka reformë shëndetësor pa punonjësit shëndetësor dhe kjo që po bëjmë sot është një rezultat i përbashkët, pasi që ideja është që shkollimin tuaj ta keni më të lehtë, të kontribuoni në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe nivelet e tjera dhe përmes financimit të shkollimit tuaj specialistik, ju dhe ne t’u mundësojnë qytetarëve të vendit shërbime shëndetësore sa më cilësore”, u tha grupit të parë të specializantëve që i nënshkruan aneks-kontratat ministri Agani.

Ai theksoi se MSh do t’i paguajë mjekët në shkollim specialistik nga mjetet e skemës stimulative në shëndetësi për performancë dhe se në të ardhmen, nuk do të ketë më specializime me vetëfinancim, një praktikë kjo e deritanishme, që prej tij u vlerësua si e pakuptueshme.

Ministri Agani, gjithashtu, theksoi se me kalimin në specializim me financim, do të funksionalizohen edhe 124 punkte shëndetësore në komuna të ndryshme të vendit, të cilave deri tash u ka munguar personeli, ndërsa specializantët, në koordinim me Qendrën e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare dhe drejtoratet komunale për shëndetësi, do t’i angazhojnë në ditë të caktuara të javës, mjekët në specializim për të ofruar shërbime shëndetësore  në komunat prej nga vijnë ata, edhe në viset rurale, me qëllim të sigurimit të shërbimeve të integruara të Kujdesit Shëndetësor.

Specializantët janë shprehur falënderues për punën e Ministrit Agani në këtë proces, i cili prej zëvendësministrit Shemsi Veseli u cilësuar si kreator i tërë kësaj të arriture, derisa në cilësinë e familjarit të një mjeku që ka kaluar në shkollim specialistik me pagesë, dr. Nehat Baftiu, tha se Ministria në këtë përbërje që është, ka bërë revolucion me zhvillime pozitive në shëndetësi.

Në fund, Ministri ka kërkuar nga specializantët me pagesë, që të dëshmojnë profesionalizmin e tyre duke theksuar se reforma shëndetësore mund të arrihet vetëm me një përkushtim që shëndetësisë t’ia ktheje vlerat etike dhe profesionale që i meriton.

Ditëve që vijnë, grupet e tjera të specializantëve me pagesë, do t’i nënshkruajnë kontratat deri sa ky proces të përmbyllet me të gjithë.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)