17 Maj 2024

Ministria diskriminon të sëmurët me kancer

Prishtinë, 28 dhjetor - Ministria e Shëndetësisë ua ka paguar citostatikët familjarëve të politikanëve, por jo edhe shumë pacientëve të tjerë të cilët kanë qenë në listat e pritjes, numri i të cilëve arrin në afro 200.

Shpenzimet për këto barna, që nuk i ka në dispozicion QKUK-ja, janë shumë të mëdha - për disa pacientë ato kanë arritur në dhjetëra e mijëra euro për tetë muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka zbuluar se për të njëjtën periudhë ky institucion ka ndarë para për një familjar të një zyrtari të lartë shtetëror dhe për një familjare deputeti të kësaj legjislature. Të dy, sipas informatave që ka “Koha Ditore”, radhitën në listë më poshtë se pacientët e tjerë e që për ta MSh-ja arsyetohet se nuk ka fonde.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se dy muajt e fundit kanë bërë mbulimin financiar për sigurimin e citostatikëve për 24 pacientë.

/ Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)