Ministri Rrahmani në vizitë zyrtare në Washington

Nё këtë konferencё u shkёmbyen pёrvojat e vendeve tё ndryshme nga mbarё bota pёr problematikёn dhe rёndёsinё e mbledhjes sё informatave nё fushёn e shёndetёsisё dhe krijimin e njё agjende tё pёrbashkёt pёr periudhёn pas vitit 2015.
Gjatё kёsaj konferencë në Uashington DC, Ministri Rrahmani u takua edhe me zyrtarё tё Bankёs Botёrore, Enis Baris, i cili nga korriku do tё jetё pёrfaqёsues i Bankёs Botёrore pёr Evropё dhe Marvin Ploetz, i cili ka qenë pjese e ekipit për hartimin e projektit të Bankёs Botёrore për shёndetёsi në Kosovë.
Nё takim Ministri Rrahmani i njoftoj pёrfaqёsuesit e Bankёs Botёrore pёr reformat nё Ssёndetësi, me theks tё veçantë pёr veprimet qё ka bёrё Ministria nё procesin e themelimit tё Fondit pёr Sigruime Shёndetёsore. Nё takim u bisedua edhe pёr pёrkrahjen financiare qё po jep Banka Botёrore nё realizimin e procesit tё reformёs shёndetёsore.
Pёrfaqёsuesit e Bankёs Botёrore u interesuan pёr ecurinë e Projektit për Shendetësi,duke shprehur kёnaqësin pёr arritjen e efektivitetit tё projektit dhe hapat e planifikuar nё vazhdim nga ana e Qeverisё së Republikës së Kosovës.
Gjatё qёndrimit nё Uashington, Ministri Rrahmani do tё ketё takime edhe me zyrtarë amerikanë në State Departament.