Ministri Rrahmani do të qëndrojë sot në Pejë
Prishtinë, 17 prill - Ministri i Shëndetësisë Dr. Imet Rrahmani do të qëndrojë sot në Pejë, ku do të takohet me autoritetet lokale të pushtetit atje si dhe do të vizitojë institucionet shëndetësore të Komunës së Pejës.
Gjithashtu, bashkë me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Johann Brieger, do të vizitojnë qendrën Duartë plot mëshirë në Vitomiricë.
Vizita fillon së pari me një takim me Kryetarin e Komunës, z. Gazmend Muhaxheri në orën 10:30, për të vazhduar pastaj me vizitën në QKMF-në e Pejës, derisa vizita në Vitomiricë pritet të realizohet rreth orës 11:30.
Më pastaj, në ora 12:00, Ministri Rrahmani, do të vizitojë Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.