Ministri i Shëndetësisë takoi sindikalistët e Shëndetësisë
Prishtinë, 1 Mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, priti sot në një takim krerët e Federatës së Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës, Asllan Bajrami dhe Jahir Mulolli.
Në këtë takim është biseduar për të ardhurat dhe kushtet e punonjësve shëndetësor pas lëvizjeve të fundit që janë bërë në këtë sektor.
Ministri Gashi i ka informuar sindikalistët se në pagat e punonjësve shëndetësor që kanë dalë tashmë në llogaritë e tyre, është paguar ngritja prej 30 për qind dhe shtesa 44 euro.
Është theksuar se kujdestaritë do të jenë në paga të marsit.
Ministri Gashi ka kërkuar bashkëpunim të plotë të Sindikatës për të ndihmuar përmes ndikimit të tyre në inkasimin më të mirë të hyrave vetjake në institucionet shëndetësore nga të cilat do të paguhet 44 euro dhe ngritjen e cilësisë së kushteve, por edhe të pozitës materiale të punonjësve shëndetësor.
Në takim sindikalistët kanë folur për çështjet të cilat i preokupojnë punonjësit shëndetësor dhe të cilat mund të zgjidhen me angazhim të përbashkët, për çka ministri i ia siguruar se do të jetë në angazhim të përhershëm.