29 Dhjetor 2024

Ministri i Shëndetësisë i Letonisë, Guntis Belēvičs viziton Kosovën

Prishtinë, 24 qershor - Me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani, sot për një vizitë zyrtare tre ditore vjen në Kosovë Ministri i  Shëndetësisë i Republikës së Letonisë, Dr. Guntis Belēvičs.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë, Ministri Rrahmani do të pres në MSh, homologun e tij  letonez Belēvičs, në një takim që fillon në ora 13:45 minuta.

Më pas, të dy ministrat do të japin një konferencë për media, në ora 14:20 në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë i Letonisë do të vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku do të pritet nga drejtori i SHSKUK-së , dr. Curr Gjocaj; qendrat për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në Kllokot dhe do të takojë edhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kurse, në ditën e tretë të vizitës, pas një takimi pune që do ta ketë me Ministrin Rrahmani, ministri letonez i Shëndetësisë, do të ketë disa vizita edhe në disa institucione si Muzeu Etnologjik dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, për të përmbyllur vizitën e tij në Kosovë me një vizitë prodhuesit vendor farmaceutik “Trepharm”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)