22 Dhjetor 2024

Ministri Gashi takoi delegacionin shëndetësor “Nënë Tereza”

Prishtinë, 30 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, priti sot në një takim drejtuesit e shërbimit shëndetësor të shoqatës bamirëse humanitare “Nëna Tereze”, të kryesuar nga dr. Gani Demolli.

Në 18 vjetorin e themelimit të këtij shërbimi, i cili luajti një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për popullatën kosovare në kohën e periudhës së sistemit paralel kundër regjimit serb, ministri Gashi ka vlerësuar lart kontributin e të gjithë atyre që për vite të tërë ishin pjesë e këtij shërbimi në baza humanitare e vullnetare.

“Puna që është bërë është për t’u admiruar, kurse porosia e angazhimit të shoqatës “Nëna Tereze” duhet të kultivohet edhe tani”, tha ministri Gashi.

Nga ana e tij, dr. Gani Demolli ka falënderuar ministrin Gashi për kontributin që ka dhënë në mbështetje të shërbimit shëndetësor të SHBH “Nëna Tereze”, duke qenë edhe vet pjesë e ndërtimit të atij sistemi që për vite të tëra sfidoi pushtuesin serb në kohën e atij që njihej si shteti paralel i Kosovës, duke mbajtur gjallë shërbimet shëndetësore për popullatën e pambrojtur shumicë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)