Ministri Gashi takoi Ambasadorin e Turqisë, Metin Husrev Unler
Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, takoi sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Metin Husrev Unler, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit midis dy shteteve, në mënyrë të veçantë në shëndetësi pas ratifikimit të marrëveshjes ndërshtetërore edhe nga Presidenti Sejdiu.
Bashkëpunimi ka të bëjë me trajtimin e pacientëve kosovarë njëjtë në Turqi sikurse shtetasit e këtij vendi, edukim të vazhduar si në Kosovë ashtu edhe në Turqi dhe mbështetje diplomatike të Turqisë për Kosovën në forumet ndërkombëtare si dhe anëtarësim të Kosovës në OBSH..