Ministri Ferid Agani priti krerët e UNICEF-it në Kosovë
Prishtinë, 9 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot në një takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Johannes Wedenig, si dhe zëvendësin e tij, Luciano Calestini.
Përfaqësuesit e UNICEF-it e kanë uruar Ministrin Agani për emërimin e tij në postin e Ministrit të Shëndetësisë dhe e informuan atë për projektet të cilat UNICEF-i është duke i zbatuar në Kosovë, me theks të veçantë në përpilimin e
Strategjisë për zbatimin e Ligjit kundër Duhanit, pasurimin e miellit me qëllim të fuqizimit të shëndetit të fëmijëve dhe laboratorëve inovative, dhe projekteve për të rinjtë që kanë për qëllim mobilizimin e rinisë në procesin e shtetndërtimit të vendit.
Ministri Agani i falënderoi mysafirët për kontributin e madh që Zyra e UNICEF-it e ka dhënë për shëndetin e nënave, fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për këtë bashkëpunim.