Ministri Bukoshi takon drejtorët e shëndetësisë
Prishtinë, 12 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, ka marrë pjesë sot në takimin e Kolegjiumit të drejtorëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilin e ka kryesuar Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit Permanent, Haxhi Kamberi.
Në këtë takim, ministri Bukoshi i ka falënderuar drejtorët për punën e bërë deri më tani, ndërkohë që ka theksuar se ai pret rezultate të përbashkëta edhe në të ardhmen.
Shëndetësia ka shumë sfida për të zgjidhur, në të cilat do të punojmë së bashku, ka thënë ministri, duke i siguruar drejtorët se në Ministri nuk ka ardhur me paragjykime, ndërsa parametër për secilin do të jetë puna që do të bëhet.