22 Dhjetor 2024

Ministri Bukoshi: Problemet zgjidhen duke u ballafaquar me to

Prishtinë, 22 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, mori pjesë sot në promovimin e librit : “Tranzicioni i gjendjes shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor në Kosovë”,  të autorëve Fatime Arenliu - Qosaj dhe Merita Koçinaj –Berisha, që u mbajt në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Duke e vlerësuar librin e autoreve, ministri Bukoshi, tha se libri përshkruan sistemin shëndetësor të Kosovës dhe në të flitet edhe për financimin e tij, që nga ministri u vlerësuar si pika më neuralgjike e shëndetësisë kosovare sot për sot.

Nuk ka nevojë të përsërisim se gjendja në shëndetësi është e vështirë, theksoi ministri, “por ne po kacafytemi me këto probleme në mënyrë që të gjejmë zgjidhjet e duhura, ndërsa ky libër konfirmon një të vërtetë se pa u ballafaquar me to, problemet nuk zgjidhen” .

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, njëherësh një nga recensentët e librit, tha se autoret kanë bërë një punë të mbinatyrshme dhe me këtë libër kanë dhënë një kontribut të madh për  shëndetësinë publike .

Qasja në realizimin e këtij libri u vlerësua si profesionale dhe moderne edhe nga recensentët e tjerë si  Mary Parker, drejtoreshë e AIHA, Ilir Begolli (IKSHP), Doina Bologa, shefe e UNFPA në Kosovë, Shemsedin Dreshaj, udhëheqës i Master Programit për menaxhment shëndetësor dhe të tjerët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)