22 Dhjetor 2024

Ministri Bukoshi priti drejtuesit e HANDIKOS-it

Prishtinë, 20 korrik - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Bujar Bukoshi dhe Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit Permanen,t dr. Haxhi Kamberi, pritën sot përfaqësuesit e organizatës joqeveritare HANDIKOS, me të cilët kanë diskutuar për problemet të cilat e preokupojnë kategorinë e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS-it, e ka njoftuar Ministrin Bukoshi me rrjetin e kësaj organizate, e cila funksionon në 26 komuna të Kosovës dhe siguron rreth 40 mijë trajtime fizikale dhe të natyrave të tjera për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, ndërkohë që nga Ministria e Shëndetësisë, është kërkuar përkrahje për zbatimin e përgjegjësive nga fusha e shëndetësisë që dalin nga Plani i veprimit i Qeverisë së Kosovës për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Në këtë rrafsh, Maliqi ka theksuar rëndësinë e ndihmës së MSh-së në krijimin e kushteve për hapjen e një Njësia Spinale në kuadër të QKUK-së, ku do të trajtoheshin personat me aftësi të kufizuara dhe me probleme të natyrës paraplegjike.

Ministri Bujar Bukoshi ka inkurajuar krerët e HANDIKOS-it për punën që e bëjnë, ndërsa ka theksuar se Ministria do të angazhohet që në kuadër të zbatimit të partneritetit publiko-privat të krijojë infrastrukturën që një Njësia Spinale të krijohet në Kosovë, me qëllim që personave me aftësi të kufizuara t’u ofrohen shërbimet që i meritojnë.

Ai ka thënë se institucionet dhe shoqëria kosovare duhet të tregojnë përgjegjësi dhe kulturë, në mënyrë që kjo kategori e qytetarëve të Kosovës, të mos mbetet e margjinalizuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)