22 Dhjetor 2024

Ministri Bukoshi mori detyrën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Prishtinë, 6 prill - Ministri i ri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Bujar Bukoshi ka filluar sot zyrtarisht punën në krye të këtij resori.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministri Ramë Manaj, ministri Bukoshi ka zhvilluar fillimisht një takim me zëvendësministren Mybera Mustafa dhe U. D. të Sekretarit Permanent Haxhi Kamberi.

Zëvendëskryeministri Manaj tha se ndryshimet e bëra në Qeverinë e Kosovës janë një proces normal dhe u shpreh i bindur se ministri Bukoshi do ta vazhdojë punën e paraardhësit të tij Gashi.

Ministri Bujar Bukoshi ndërkaq ka vlerësuar punën e bërë deri tani në Ministrinë e Shëndetësisë, duke theksuar se do të jetë i përkushtuar për një punë transparente, rritje të efikasitetit dhe vazhdimësi të punëve të mira që janë kryer në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai ka thënë se të gjithë duhet të jenë koshient se shëndetësia është një sektor që nuk i është dhënë prioriteti i duhur, ndërsa theksoi se do të angazhohet që shëndetësia të këtë një trajtim tjetër edhe në aspektin financiar, ku vlerësoi të jetë lënë pas dore.

“Jemi të vetëdijshëm se sfidat në shëndetësi janë të mëdha, prandaj do të punojnë që ta ngremë dinamikën e punës dhe t’i maksimalizojmë veprimet së bashku për përmirësimin e gjendje, sepse shëndetësia pa dyshim që meriton një trajtim tjetër sidomos në aspektin financiar”, tha ministri Bukoshi. Është koha e fundit, shtoi ai, që shëndetësia të trajtohet si prioritet.

Pasi është njoftuar nga zëvendësministrja dhe U. D. i Sekretarit Permanent për punët e bëtë në shëndetësi, ministri Bukoshi i është përgjigjur interesimit të mediave për punën dhe prioritet e tij, duke theksuar se askush nuk duhet të presë mrekulli brenda një kohe në shëndetësi, por të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm për të kryer punët me përgjegjësi.

Ministri Bukoshi tha se si profesionist që është i lidhur me shëndetësinë që tri dekada e njeh mirë këtë sektor dhe do ta punojë me transparencë të plotë në arritjen e prioriteteve dhe dyert e ministrit do të jenë të hapura në çdo kohë për bashkëpunim dhe për ata që duan t’i kontribuojnë shëndetësisë kosovare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)