22 Dhjetor 2024

Ministri Agani zhvilloi një vizitë në Turqi

Stamboll,13 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, është kthyer sot nga një vizitë pune në Republikën e Turqisë, gjatë të cilës ka vizituar disa institucione shëndetësore me renome të këtij shteti, në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit në shëndetësi midis institucioneve të dy shteteve.

Gjatë vizitës në Turqi, ministri Agani ka vizituar Grupin e njohur shëndetësor “Acibadem”, me drejtuesit e të cilit institucion është diskutuar për propozimin e këtij grupi për bashkëpunim në fushën e partneritetit publiko privat , sidomos për Onkologjinë, por edhe për shërbime të tjera.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Ministri është informuar për potencialet e këtij grupi shëndetësor, i cili është deklaruar qartë në favor të partneritetit publiko privat me institucionet publike shëndetësore të Kosovës.

Ministri Agani pret që pas marrjes së propozimit konkret prej këtij grupi, në bazë të Ligjit për partneritetin publiko - privat dhe koncesionet, të avancohet drejt hyrjes në këtë bashkëpunim, duke fuqizuar kapacitetet ekzistuese të sektorit publik shëndetësor në Kosovë edhe me ekspertizën e huaj profesionale.

“Krejt kjo me qëllim që qytetarët e Kosovës t’i kenë në vendin tonë ato shërbime që sot u mungojnë në sektorin publik dhe për to të mos shkohet jashtë vendit për trajtim mjekësor”, tha ministri Agani, pas kthimit nga Turqia.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, ministri Agani ka vizituar edhe spitalin oftalmologjik “Goz Vakfi” si dhe ka takuar përgjegjës të institucioneve shëndetësore turke me të cilat ka pasur takime të shpeshta në dy muajt e fundit në drejtim të bashkëpunimit konkret.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)