23 Dhjetor 2024

Ministri Agani viziton vajzën nga Restelica në Spitalin e Prizrenit

Prishtinë, 12 shkurt - Zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Kadir Hyseini dhe U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së, dr. Gani Shabani kanë shkuar sot në Spitalin Rajonal të Prizrenit për të vizituar vajzën pesë vjeçare të fshatit Restelicë, e cila pas nxjerrjes nga shtëpitë e përfshira nga orteku i borës është hospitalizuar në këtë spital.

Në përgjigje ndaj situatës së krijuar në fshatin Restelicë, dhe në komunat e tjera të Kosovës si pasojë e kushteve të rënduara meterologjike, gjëtë tërë kësaj kohe MSh dhe  Sekretari i Përgjithshëm kanë mbajtur kontakte të rregullta me të gjitha spitalet rajonale, në veçanti me Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas ngjarjeve në Dragash, në mënyrë që këto institucione shëndetësore të jenë në gjendje t’i përgjigjen me shërbimet e duhura shëndetësore çfarëdo lloj situate, që mund të vie si pasojë e kushteve të vështira në teren për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe temperaturave të ulëta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)