24 Dhjetor 2024

Ministri Agani viziton pacientët me proteza plastike

Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof.dr. Ferid Agani me bashkëpunëtorë do të vizitoi Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë vizitës, Ministri Agani do të njihet nga afër lidhur me realizimin e projektit që ka nisur në këtë klinikë për vendosjen e protezave plastike për 230 pacientë kosovarë, të identifikuar nga Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës.

Vendosja e këtyre protezave realizohet në kuadër të Marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Shëndetësisë, Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës dhe spitalit Gos Vakfi Bayrampasa nga Stambolli, të nënshkruar më 29 gusht të këtij viti.

Vendosja e protezave për këta pacientë kosovarë po kryhet nga ekspertët e spitalit turk, ndërsa të gjitha shpenzimet e këtij projekti i mbulon Ministria e Shëndetësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)