23 Dhjetor 2024

Ministri Agani vizitoi Pejën dhe Skenderajn

Prishtinë, 9 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot Komunën e Pejës dhe atë të Skenderajt, ku me autoritetet shëndetësore dhe ato politike komunale ka biseduar për bashkëpunimin midis Ministrisë dhe komunave për aspektet e reformës shëndetësore në Kosovë, me te theks të veçantë për impaktin e saj në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Gjatë vizitës në Pejë, Ministri Agani është takuar me Kryetarin e Pejës, Dr.  Ali Berisha, me të cilin kanë biseduar për ndihmën që MSH-ja mund t’i jap Kujdesit Parësor Shëndetësor në këtë komunë dhe hapave të nevojshëm për funksionalizimin e Spitalit të Sëmundjeve të Kraharorit në këtë komunë, ndërkohë që, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Pejës, Ministri Agani është pritur nga Drejtori i këtij Spitali, Dr. Skënder Dreshaj me punonjës të këtij spitali, të cilët Ministrin e kanë njoftuar me punën që bëhet në këtë spital, sukseset, vështirësitë dhe sfidat.

Vëmendje e veçantë u është kushtuar ideve për funksionalizimin e Spitalit të Sëmundjeve të Kraharorit, për çka janë menduar opsione të ndryshme, përfshirë edhe mundësitë e partneritetit publiko- privat për pjesë të caktuara të këtij spitali, si dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Ministri Agani pastaj ka qëndruar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë, ku bashkë me shefin e Zyrës së Luksemburgut në Kosovë, z. Pierre Weber dhe shefin e Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Dr. Skënder Syla, u kanë ndarë diplomat trajnuesve që kanë përfunduar programin e trajnimit nga fusha e shërbimeve emergjente: “Personi i parë ne vendin e ngjarjes”.

Në këtë ceremoni, Ministri dhe të pranishmit e tjerë kanë parë demonstrimin e shkathtësive të fituara nga vijuesit e këtij programi të organizuar nga OBSH me ndihmën e Qeverisë së Luksemburgut, për çka këtij shteti i janë dhënë falënderime të veçanta për ndihmë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve shëndetësor kosovarë.

Përveç njohjes së të pranishmëve edhe me pikat e programit të reformave që po zhvillon MSh nën drejtimin e Ministrit Agani, në këto takime u theksua nevoja e koordinimit të mirë midis të gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor, midis faktorit politik gjithashtu, që bashkë më partnerët ndërkombëtarë dhe me dijen e profesionistëve kosovarë, reformat në shëndetësi, të cilat u vlerësuan si shumë të vështira, të realizohen me sukses, në të mirë të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës.

Më pas Ministri Agani ka vizituar edhe Qendrën e Shëndetit Mendor në Pejë, ku janë ndarë momente me klientët e kësaj qendre dhe është parë nga afër mënyra e trajtimit të tyre.

Vizitën e tij Ministri Agani e ka përmbyllur në Skenderaj, ku bashkë me shefin e Qeverisë së Luksemburgut Pierre Weber dhe shefin e OBSH-së në Kosovës Skënder Syla, QKMF-së në këtë komunë i është dhuruar një autoambulancë, e ndarë ditë më parë si donacion i Qeverisë së Luksemburgut në kuadër të projektit të OBSH-së, për fuqizimin e shërbimeve emergjente në Kosovë, ndërkohë që autoritet lokale politike të kësaj komune dhe ato shëndetësore, e kanë vlerësuar të rëndësisë së madhe donacionin, por edhe qasjen që nga Ministri është duke iu kushtuar shëndetësisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)