25 Dhjetor 2024

Ministri Agani vizitoi Komunën e Vushtrrisë

Prishtinë, 19 shkurt - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Ferid Agani,  vizitoi sot komunën e Vushtrrisë, ku u pritë nga nënkryetari i komunës z. Dibran Përçuku  me bashkëpunëtorë.

Kjo vizitë u realizua nga ministri Agani,  në kuadër  të vizitave që po u bën komunave  të vendit, me qëllim  të fuqizimit të  bashkëpunimit.

Ministri Agani e njoftoi nënkryetarin dhe zyrtarët e komunës së Vushtrrisë për reformat që po bëhen në shëndetësinë kosovare. Zyrtarët komunal, u njoftuan, po ashtu, për vizitën që do t’u bëhet nga një delegacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, që shihet si një mundësi për investime kapitale nga ana e tyre në këtë qytet.

Ministri Agani, theksoi se një prej arsyeve të vizitës në Vushtrri është edhe  kërkesa për respektimin  e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, duke potencuar rëndësinë e tij për ruajtjen e shëndetit të qytetarit. Ai kërkoi nga autoritetet komunale në Vushtrri që të angazhohen në komunën e tyre për respektimin e këtij ligji.

Nënkryetari i Vushtrrisë, njoftoi ministrin Agani për projektet e përfunduara dhe ato që synojnë që t’i realizojnë në të ardhmen. Ai u zotua se do të merret shumë seriozisht kërkesa për të respektuar Ligjin për Kontrollin e Duhanit.

Paraprakisht,  Ministri Agani, vizitoi fshatin Skromë të Vushtrrisë, ku po implementohet një program  nga Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me UNICEF-in, për edukimin shëndetësor të popullatës së kësaj ane.

Ministri gjatë kësaj vizite shprehu falënderime për punën që po bëhet me këtë program duke e parë të nevojshme që programe të tilla të realizohen edhe nëpër fshatrat e tjera të kësaj komune dhe më gjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)