Ministri Agani vizitë në SHBA
Prishtinë, 11 nëntor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani do të qëndrojë nesër dhe pasnesër në Institutin për politika shëndetësore dhe praktika klinike të Dartmouthit në New Hampshire të SHBA-ve, ku me krerët më të lartë të këtij instituti me renome ndërkombëtare do të diskuojë një sërë çështjesh që lidhen me kujdesin shëndetësor dhe reformën shëndetësore në Kosovë.
Ministri Agani do të qëndrojë në Institutin Dartmouth, me ftesë të presidentit të këtij instituti, Carol Folt, ndërsa gjatë qëndrimit në Darthmouth me udhëheqësit e lartë të institutit dhe të departamenteve të tij, si Dr. David Goodman, profesor i Pedaiatrisë dhe Politikave Shëndetësore, Wiley Chip Souba , dekan i Geisel School of Medicine në Dartmouth dhe emra të tjerë të njohur si LindsayWhaley e Laurel Stavis, do të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë dhe iniciativat e reja për bashkëpunim.
Gjatë qëndrimit në Institutin Dartmouth, Ministri Agani do të flasë në një forum publik para profesorëve, studentëve dhe anëtarëve të tjerë të komunitetit lidhur me reformën shëndetësore, sfidat e rindërtimit të sistemit nacional shëndetësor në Kosovë.