23 Dhjetor 2024

Ministri Agani të enjten do të paraqitet në interpelancë

Prishtinë, 22 prill - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës  në mbledhjen e saj të  rregullt, të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetari i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që ta thërrasë  mbledhjen plenare të enjten, më 25 prill.

Për këtë seancë është paraparë interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, lidhur me gjendjen në shëndetësinë e Kosovës.

Kërkesa për interpelancë është shtruar nga deputetja Time Kadrijaj, e mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë.

Në vazhdim të seancës do të procedohet me projektligjet. Do të shqyrtohet për herë të  parë Projektligji për tregun e naftës dhe produkteve të naftës në Kosovë, kurse për herë të dytë do të shqyrtohen: Projektligj për administrimin e punës në zyrë, dhe Projektligji për provimin e jurisprudencës.

Në të njëjtën seancë do të provohet të zgjidhet (hera e tretë me radhë) nënkryetari nga radha e komuniteteve tjera joshumicë dhe joserb, si dhe do të zgjidhet anëtari në Komisionin për  Kërkesa Pronësore.

Si rëndom,  në seancat e rregullta plenare të Kuvendit, në fillim do të procedohet me deklarime jashtë rendit të ditës dhe me  pyetje parlamentare.

Kryesia në mbledhjen e sotme ka tumir kërkesën e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor për debat parlamentar lidhur me gjendjen e pyjeve në Kosovë, i cili planifikohet të mbahet në njërën nga seancat e radhës.

Anëtarët e Kryesisë i janë përgjigjur pozitivisht  kërkesës së Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për miratimin e tarifave vjetore për vitin 2013.

Lidhur me procedimin e Projektligjit për Fshatin Zymi i Hasit (të propozuar nga deputeti Daut Haradinaj, i mbështetur nga deputetë të tjerë, Kryesia ka kërkuar nga komisioni funksional që ta hartojë sa më parë projektligjin e propozuar dhe t’ia dërgojë Qeverisë për mendim.

Është mbështetur, ndërkaq edhe kërkesa e deputetes Alma Lama për procedimin e Projektligjit për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë, duke kërkuar nga komisioni funksional ta hartojë sa më parë këtë projektligj.

Kryesia e ka tumir kërkesën për mbajtjen e një Seance të Kuvendit, në të cilën Ekmeleddin  Ihsanoglu, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, do t’iu drejtohet me  një fjalë rasti deputetëve të Kuvendit (gjatë kohës së vizitës në Kosovë nga 1-3 maj). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)