Ministri Agani takon investitorë kroatë të interesuar në shëndetësi
Prishtinë, 30 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në një takim Dr. Dario Sirovec, drejtor i Grupit mjekësor nga Kroacia Ventus Pharma Med Vertebralis, i shoqëruar nga drejtues të shëndetësisë nga komuna e Pejës.
Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të partneritetit publiko-privat në shëndetësi midis këtij grupi mjekësor dhe shëndetësisë kosovare në fushat e interesit të përbashkët siç janë trajtimi terapeutik dhe diagnostik i sëmundjeve malinje, sëmundjet e sistemit mushkëror, ortopedi dhe në fushën e edukimit të vazhduar profesional.
Ministri Agani ka mirëpritur interesimin e investitorëve potencialë kroatë për investime në shëndetësinë e Kosovës brenda kornizës ligjore në fuqi dhe ka ofruar gatishmërinë e MSh-së për të lehtësuar procedurat që ndihmojnë në konkretizimin e këtij bashkëpunimi.
.