Ministri Agani takoi Rektorin e Universitetit Sakary nga Turqia
Prishtinë, 4 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani priti sot në një takim Rektorin e Universitetit Sakary nga Turqia, Prof. Dr. Muzaffer Elmas.
Gjatë këtij takimi u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në lëmin e shëndetësisë.
Rektori Elmas e njoftoi Ministrin Agani për projektet e Universitetit Sakary që ka 60.000 studentë në veçanti me projektet në lëmin e mjekësisë, duke ofruar edhe mundësinë e aftësimit profesional e shkencor të kuadrit mjekësor nga Kosova në këtë Universitet.