Ministri Agani sot do të paraqitet në interpelancë
Prishtinë, 25 prill - Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës është paraparë interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, lidhur me gjendjen në shëndetësinë e Kosovës.
Kërkesa për interpelancë është shtruar nga deputetja Time Kadrijaj, e mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë.
Në vazhdim të seancës do të procedohet me projektligjet ku do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për tregun e naftës dhe produkteve të naftës në Kosovë, kurse për herë të dytë do të shqyrtohen Projektligj për administrimin e punës në zyrë, dhe Projektligji për provimin e jurisprudencës.
Në të njëjtën seancë do të provohet të zgjidhet nënkryetari nga radha e komuniteteve tjera joshumicë dhe joserb, si dhe do të zgjidhet anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore.
Si rëndom, në seancat e rregullta plenare të Kuvendit, në fillim do të procedohet me deklarime jashtë rendit të ditës dhe me pyetje parlamentare.