23 Dhjetor 2024

Ministri Agani shpjegon reformën shëndetësore para studentëve

Prishtinë, 3 prill - Organizuar nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, sot në mjediset e këtij fakulteti është organizuar një bashkëbisedim midis Ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani dhe studentëve aty.

Në këtë debat, Ministri Agani i ka njoftuar studentët e Fakultetit Filozofik me reformat në sistemin shëndetësor të cilat është duke i udhëhequr Ministria e Shëndetësisë.

”Ministria e Shëndetësisë  në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave në konsultim edhe me FMN dhe BB ka ndërmarrë një reformë gjithëpërfshirëse, me hapa që maten me kujdes për themelimin e sistemit të sigurimeve të qëndrueshme shëndetësore.\"

\"Rritjen e llogaridhënies së strukturave të sistemit shëndetësor përmes konsolidimit të shërbimeve shëndetësore si dhe avancimin e resurseve njerëzore me themelimin e odës së profesionistëve mjekësor”, theksoi Ministri Agani.

Ai tha se për t’i realizuar reformat, janë ndërmarrë një seri hapash e veprimesh konkrete duke nisur me reformat në legjislacion.

”Suksesi i këtij përkushtimi ka rezultuar me miratimin e ligjit të shëndetësisë që i ka hapur rrugë reformave. Gjithashtu, në procedurë të aprovimit janë: Draft Ligji për duhanin,  Draft ligji për Odat e profesionistëve shëndetësor, Draft ligji për transplantimin e qelizave dhe indeve si dhe Draft ligji për transplantim të organeve, Draft ligji për sigurime shëndetësore dhe Draft ligji për produkte dhe pajisje medicinale.\"

Me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore Ministria e Shëndetësisë sipas tij ka përgatitur Strategjinë e Cilësisë së Shërbimeve shëndetësore e cila është miratuar në qeveri.

\"Në këtë vit është ndryshuar Plani i Veprimit të Strategjisë Sektoriale 2010-2014 përmes inkroporimit të aktiviteteve të rekomanduara nga Komisioni Evropian gjatë takimeve në kuadër të procesit të Stabilizim Asoocimit”, ka theksuar Ministri Agani.

Ai tha se edhe buxheti i MSH është rritur për 19 milion Euro dhe kjo shumë është planifikuar për reformat e sektorit shëndetësor, pastaj janë bërë edhe kontratat e perfomancës për pagesën e spitaleve sipas performancës duke përshirë këtu dhe QKUK.

Ministri Agani theksoi edhe konsolidimin e  strukturës organizative të institucioneve shëndetësore, zhvillimin e resurseve njerëzore, ku Ministria e Shëndetësisë me qëllim zhvillimit të burimeve njerëzore  gjatë vitit 2011-2012 ka  ndarë gjithsejtë 523 specializime.

Në këtë debat, Ministri ka prezantuar para studentëve edhe zhvillimet e infrastrukturës në shëndetësi, investimet në sektorin privat, fuqizimin e bashkëpunimit me donatorë, hapjen e shërbimeve të reja, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)