24 Dhjetor 2024

Ministri Agani shkel ligjet dhe rregulloret

Prishtinë, 12 shtator - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani duke emëruar Arianit Jakupin në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të AKPM-së ka shkelur disa ligje dhe rregullore.

Ndër to mund të përmendim ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin për Procedurën Administrative dhe Rregullorja për procedurën e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil që ka nxjerrë kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Bajram Ajeti, shkruan Koha Ditore.

Sipas Ajetit, emërimi Jakupit është në kundërshtim me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, konkretisht nenit 30 të këtij ligji, i cili në paragrafin e dytë thotë:

“Në rast të mungesës së një sekretari të përgjithshëm apo pozicioni ekuivalent, ai/ajo do të zëvendësohet nga nëpunësi civil I rangut më të lartë në përputhje me rregullat e përcaktuara në Ligjin për procedurën administrative. Në bazë të këtij paragrafi zëvendësimi do të duhej bërë nga ndonjë drejtor i ndonjë departamenti”, ka thënë Ajeti.

Për Ajetin ky emërim është në kundërshtim edhe me Ligjin për Procedurën Administrative, konkretisht me paragrafin dy të nenit 25 të këtij ligji.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)