Ministri Agani priti përfaqësuesi te një grupi mjekësor bullgar
Prishtinë, 12 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev dhe përfaqësues të kompanive e grupeve shëndetësore të mbledhura rreth Health Care Group nga ky vend.
Gjatë këtij takimi, në të cilin morri pjesë edhe Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së, Gani Shabani, u shqyrtuan aspektet e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe u shkëmbyen përvojat lidhur me sistemin e sigurimeve shëndetësore në Bullgari.
Ministri Agani i njoftoi mysafirët lidhur me fillimin e reformave në shëndetësinë kosovare, fillimin e zbatimit të ligjeve reformuese në shëndetësinë kosovare dhe përgatitjet e sistemit për themelimin e sistemit publik të sigurimeve shëndetësore në Kosovë.