Ministri Agani priti një delegacion nga Kuvajti
Prishtinë, 8 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të kompanisë ITQAN nga Kuvajti, të kryesuar nga Abdulaziz Aljeeran, kryetar i Bordit të kësaj kompanie.
Në këtë takim, miqtë nga Kuvajti u interesuan për sfidat në shëndetësinë kosovare dhe mundësitë e investimeve në këtë sektor , në veçanti në lëminë e Traumatologjisë dhe Mjekësisë sportive.
Ministri Agani e njoftoi delegacionin nga Kuvajti me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nevojën e ngritjes së shërbimeve shëndetësore dhe cilësisë së tyre, zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike si dhe reformat që do të ndërmerren në shëndetësinë kosovare, me qëllim të përgjigjes adekuate në këtë sektor ndaj sfidave të kohës.
Ministri Agani e falënderoi shtetin e Kuvajtit për investimet e pasluftës në Kosovë dhe theksoi nevojën për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ky shtet mik.
Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të intensifikohet, ndërkohë që delegacioni nga Kuvajti i bëri një ftesë Ministrit që të realizojë një vizitë pune në Kuvajt.