Ministri Agani priti ekipin e mjekëve nga Linkopingu i Suedisë
Prishtinë, 23 prill - Ministri i Shëndetësisë Prof. Dr. Ferid Agani priti sot në një takim ekipin e profesorëve dhe mjekëve të Klinikës Universitare të Linkopingut të Suedisë, të cilëtpo zhvillojnë një Simpoziumi shkencor nga problematika e urodinamikës pediatrike dhe trajtimi i Refluksit Vesicouretral, me metodën e injektimit të Deflux-sit në QKUK dhe po zhvillojnë disa ndërhyrje nga kjo patologji në QKUK.
Ky ekip i kryesuar nga Prof. Dr.Sven Mattsson, Prof.Dr .Peder Drott, PhD. Gunilla G-Mattsson, i shoqëruar edhe nga kirurgë të fëmijëve dhe pediatër nga QKUK-ja u falënderuar nga Ministri Agani për bashkëpunimin e vazhduar me QKUK_në.
Ministri Agani i njoftoi ata me reformat në shëndetësi, me theks të veçantë në organizimin e shërbimeve nacionale të linjës si një mundësi shumë e mirë përmes të cilës do të arrihen edhe efektet e reformës shëndetësore që synim kryesor ka ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Në takim i bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm në fushën e pediatrisë dhe kirurgjisë së fëmijëve përkatësisht ngritjen e atyre kapaciteteve të nevojshme në QKUK që shërbimet nga fusha e urodinamikës pediatrike dhe trajtimi i Refluksit Vesicouretral, me metodën e injektimit të Deflux-sit të funksionalizohen edhe në këtë qendër.