Ministri Agani priti Ambasadorin e Sllovenisë
Prishtinë, 30 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë z. Miljan Majhen.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e dy shteteve në fushën e shëndetësisë.
Ministri Agani njoftoi ambasadorin slloven për reformat shëndetësore, gjendjen në sistemin shëndetësor dhe sfidat e tij. Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e trajnimeve të profesionistëve shëndetësor kosovar në Slloveni si dhe aspektet e tjera që kanë të bëjnë me fuqizimin e kapaciteteve shëndetësore të Kosovës dhe fuqizimin e bashkëpunimit me Sllovenin si anëtare e Bashkimit Evropian.